E premte, 18.04.2014.

Policia e Shkodrës, arreston në flagrancë për armëmbajtje pa leje 20 vjeçarin

01.05.2011 @ 20:19
Policia e Shkodrës, arreston në flagrancë për armëmbajtje pa leje 20 vjeçarinPolicia e Shkodrës gjatë pasdites së sotme ka vënë në pranga një 20 vjeçar i cili mbante armë zjarri pa leje.Mikel Thana u arrestua në flagrancë në lagjen “3 Heronjtë”, në qytetin e Shkodrës, pas informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit fizik, të ushtruar ndaj tij, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë së bashku me 5 fishekë.“Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, është vepra penale për të cilën do të hetohet i riu nga Prokuroria e rrethit.Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti, bëjnë me dije se Thana nuk bëri rezistencë gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e uniformave blu.a.y/NOA.